Pas 6 vitesh, Adele tashmë ka publikuar këngën e saj të re. Ajo titullohet “Easy On Me”, një baladë emocionale e luajtur në piano, që u publikua në mesnatë, duke iu ofruar fansave perlën e parë të albumit të saj të ri, të titulluar “30”. “Easy On Me” është një këngë, në të cilën Adele shpjegon vendimin e saj për t’u divorcuar në vitin 2019, ndërsa i kërkon djalit dhe ish-burrit të saj mirëkuptim. “Unë ndryshova dhe ju vendosa ju të dyve në radhë të parë”, thotë ajo, “por tani unë po heq dorë”.
Në klipin e këngës, regjisori Xavier Dolan zgjedh këtë moment për të kaluar klipin nga bardh e zi në ngjyra, duke e bërë të qartë se ky është zëri i një gruaje që ka shkatërruar të gjithë botën e saj dhe nënvizon se ajo nuk ka pse të ndihet fajtore për vendimin e saj. Adele i drejtohet jo vetëm njerëzve që i ka lënduar, por “Easy On Me” është gjithashtu një këngë rreth vetmisë dhe dhimbjes për këdo që ka përjetuar një ndarje tronditëse.
Fansat në të gjithë botën qëndruan zgjuar për të dëgjuar “Easy On Me” sapo u shfaq premierë dhe mbi 299,000 njerëz shikuan debutimin e saj drejtpërdrejt në YouTube.
Kjo këngë vjen vetëm pak javë para se albumi i saj i ri të publikohet, ndërkohë që titulli i albumit “30” është promovuar në ndërtesa të famshme në qytetet: Brazil, Meksikë, Dubai, Itali, Gjermani, Irlandë, SHBA dhe Britani të Madhe. Ashtu si tri albumet e saj të mëparshme, titulli është një referencë me moshën që për Adele mban kuptim të veçantë. Tridhjetë është mosha në të cilën ajo u martua me partnerin e saj, Simon Konecki, dhe më pas u diborcua.
Ajo ka thënë se albumi është regjistruar për të ndihmuar djalin e saj nëntë vjeçar të kuptojë divorcin e saj.