Në komunikimin e parë për mediat pasi gjykata e dënoi për shpërdorim detyre duke i rrëzuar dy akuzat e prokurorisë për trafik droge dhe grup të strukturuar kriminal, ish-ministri tha se sapo të dalë vendimi i zbardhur i Gjykatës, do ta apelojë atë për të çuar deri në fund betejën e tij të drejtësisë.
Ndaj Tahirit ranë të gjitha akuzat për trafik droge në bashkëpunim dhe grup të strukturuar kriminal mbi të cilat Prokuroria kërkoi që ish-ministri i Punëve të Brendshmë të dënohej me 12 vite heqje lirie. Pas dy vite hetime, nga nëntori i 2017-ës, Gjykata për Krime të Rënda rrëzoi të gjitha akuzat e ngritura ndaj ish-ministrit të Punëve të Brendshme, Saimir Tahiri duke e dënuar vetëm për shpërdorim detyre, një vendim prej të cilit, ai nuk do të bëjë asnjë ditë burg!