Ministrja e Jashtme Olta Xhaçka ka marrë pjesë në konferencën “Formimi i Politikës së Jashtme Feministe” në Berlin në fokus të së cilës është promovimi i grave në politikën e jashtme.
Gjatë fjalës së saj, ministrja deklaroi se përfaqësimi i grave mbetet prioritet kryesor i qeverisë shqiptare duke shtuar se sipas saj, Shqipëria ka aktualisht një nga përqindjet më të larta të ministreve gra në botë.
Ndër të tjera, Xhaçka u shpreh se 60% e të gjitha posteve të nivelit të mesëm dhe të lartë në administratën publike janë gra, megjithatë deklaroi se ka ende punë për të bërë.