Kompania e fluturimeve “Alitalia”, ka bërë me dije sot se ka pezulluar fluturimet kombëtare dhe ndërkombëtare nga aeroporti Malpensa i Milanos duke filluar nga nesër (9 Mars) pasi qeveria urdhëroi një bllokim të zonave të mëdha të Italisë veriore për të frenuar përhapjen e koronavirusit.
Në një deklaratë, zëdhënësi i kompanisë italiane tha se do të operonte vetëm fluturime kombëtare nga aeroporti më i vogël i Milan Linate, dhe do të zvogëlonte numrin e fluturimeve midis Venecias dhe Romës. Rrugët ndërkombëtare do të shërbehen nga aeroporti Fiumicino i Romës. Udhëtimet normale priten të fillojnë në 3 prill, por kjo datë nuk është ende e nuk është zyrtare.