Një gabim i vogël, qoftë edhe nga pakujdesia mund t’iu kushtojë shumë në jetën tuaj.
Diçka e tillë i ka ndodhur një shtetasi nga Skocia që pas plotësimit të formularit iu mohua përjetë hyrja në SHBA.
John Stevenson dhe bashkëshortja e tij, Marion, një çift i moshuar nga Inverclyde, Skoci, duhej të kalonin pushimet e Krishtlindjes në Nju Jork, por përfunduan duke humbur biletat e tyre si edhe paratë e paguara për hotelin e prenotuar, pasi John u ndalua për jetë për të hyrë në Shtetet e Bashkuara.
Ai kishte deklaruar gabimisht se ishte terrorist.
Pavarësisht disa përpjekjeve për të bindur zyrtarët amerikanë se ai kishte bërë një gabim të parëndësishëm në përpilimin e një formulari që iu dha për kalimin e kufirit, ndalimi nuk ishte anuluar dhe kështu çifti nuk mundi as ta shtyjë këtë udhëtim.