Portieri i Kombëtares Shqiptare, Tomas Strakosha, ka rezultuar pozitiv me COVID-19. Gardian i portës kuqezi, gjatë testeve të zhvilluara të premten pasdite në skuadrën e “Lazios”, ku ai aktivizohet, ka rezultuar i infektuar me virusin COVID-19
Mediat italianë njoftojnë se, nga testet e kryera ka rezultuar se tre futbollistë vazhdojnë të jenë ende të prekur me Korona-virus dhe laboratori ka për detyrë që ta komunikojë këtë gjë në institucionet shëndetësore lokale. Tre lojtarët të cilët ende nuk e kanë kaluar virusin dhe janë konstatuar pozitivë, janë Imobile, Leiva dhe Strakosha, por edhe Anderson e Laxari, ndërsa Luiz Alberto duket se ka lënë pas problemet me koronavirusin e ri.
Tashmë pritet të kryhet tamponi i radhës përpara sfidës së të dielës me “Juventusin”, për të kuptuar nëse do jetë e mundur rikuperimi i një prej tre futbollistëve të infektuar me COVID-19.