Një vilë luksoze në zonën e Kounoupa – Mykonos ka rënë pre e një grabitjeje.
Biznesmeni gjeorgjian George Bachiashvili, i cili është CEO i një kompanie që financon bizneset fillestare, kishte dalë për një shëtitje në ishull së bashku me pjesën tjetër të grupit të tij.
Por, teksa ai argëtohej, grabitësit kanë hyrë brenda ambienteve të brendshme të vilës ku ai pushonte, duke marrë bizhuteri me vlerë 90 mijë euro.
Sipas biznesmenit 35 vjeç, sendet me vlerë të vjedhura nuk ishin të siguruara.