Edhe Muzeu Historik Mat, në qytetin e Burrelit, ka marrë tashmë pamjen e dëshiruar, falë ndërhyrjes së bashkisë.
Objekti historik ishte lënë në mëshirë të fatit prej vitesh, paçka se mbart vlera të rëndësishme për trevën e Matit e më gjërë.
Oborri i Muzeut nuk shërben si dikur për parkimin e mjeteve të zonave rurale, as për grumbullimin e mbetjeve urbale.
Ai rrezaton kulturë dhe merr vlerat që meritonte. Kryetari i Bashkisë poston këtë foto ku objekti është i bukur, i pastër, i ndriçuar dhe bashkëkohor.
Postimi i Kryebashkiakut Agron Malaj:
Muzeu Historik #Mat
Prej shumë vitesh pa vënë dorë, kjo është pamja sot pas ndërhyrjes tonë!