Nëse javën e kaluar ishin Ajaksi dhe Mançester Junajtidi skuadrat të cilat arritën të bënin përmbysje spektakolare, sot e ka radhën Juventusi për të vazhduar aventurën n Ligën e Kampionëve. Përballë ‘Zonjës së Vjetër’, janë të besuarit e Simeones dhe duke ditur skuadrën që ka përballë, italianët nuk do ta kenë aspak të lehtë.
Me mungesa në klëtë takim, vijnë të dyja skuadra kur në fakt, Juventusi mund të përfitojë më shumë duke qenë se spanjollëve i mungojnë lojtarë si Kosta, Filipe Luis, Hernandes e Tomas. Nga ana tjetër, Aleks Sandro, Brazali, Kosta do të duhet ta shohin ndeshjen nga tribuna.
Sa i përket formacioneve, Alegri ka vendosur që të ulë në stol Dibalën, duke aktivizuar nga minuta e parë Bernardeskin. Nga ana tjetër, është Morata ai i cili rikthehet në Torino si kundërshtar, pas një aventure mjaft të suksesshme me bardhezinjtë. Ndeshja e parë, ishte mbyllur 2-0, ndërkohë që sot mund të jetë një tjetër histori. /VipSport.al/
Formacionet:
Juventus: Shiezni, Kanselo, Kielini, Bonuçi, Matuidi, Çan, Spinazola, Pjaniç, Bernardeski, Manxhukiç, Ronaldo.
Trajner. Masimilano Alegri.
Atletiko Madrid: Oblak, Arias, Gimenez, Godin, Huanfran, Saul, Rodrigo, Koke, Lemar, Morata, Grizman.
Trajner. Diego Simeone