Imunologu prof. Sir John Bell nga universiteti i Oksfordit ka mbrojtur përdorimin në Mbretërinë e Bashkuar të testeve të antitrupave, pas kritikave se ato janë burim i humbur.
Bell i cili ka këshilluar qeverinë për teste, tha se 14 akademikët në një letër drejtuar në British Medical Journal kishin “nënvlerësuar” vlerën e tyre.
“Ne duhet të dimë se sa njerëz janë infektuar dhe mënyra e vetme për ta bërë këtë është testi i antitrupave”, ka thënë ai për BBC.
Sipas tij, ky informacion më pas mund të përdoret nga spitalet për të menaxhuar kapacitetin e tyre dhe të kuptojnë se kush ishte i prekur nga virusi.
Megjithatë ai pranon se nuk mund të justifikojë “pasaportën e imunitetit” për njerëzit që testohen pozitivisht. “Ju nuk mund ti thoni një personi që është i mbrojtur nga sëmundja sepse nuk i kemi këto të dhëna për momentin”, shtoi ai.