Policia e Vlorës bën të ditur se ka arrestuar një 34-vjeçar pasi ka kërcënuar me thikë babain e tij.
Sipas burimeve zyrtare, V/K nga fshati Fitore ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj të atit.
NJOFTIMI I PLOTE
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Vlorë, në vijim te punës për parandalimin e përshkallëzimit të dhunës në familje, arrestuan në flagrancë shtetasin:
V.K., 34 vjeç, banues në fshatin Fitore, Vlorë.
Arrestimi i tij u bë pasi ka ushtruar dhunë psikologjike dhe ka kanosur me mjet prerës (thikë) babain e tij.
Materialet i kaluan Prokurorisë të Rrethit Gjyqësor Vlorë, për veprën penale “Dhuna në familje”.