Deputeti Lefter Koka tregoi sonte se para dy muajsh është takuar me ish-kryeministrin Fatos Nano.
Koka tha se Nanon e takon me nostalgji dhe kohën që kalon me të e shpenzon me kënaqësi. Megjithatë, ai shtoi se në këtë takim nuk pati asgjë të veçantë.
“Ishte thjesht një takim…e takoj me nostalgji Nanon, është një kohë që e shpenzoj me kënaqësi. Nuk pati asgjë të veçantë“, tha ai në ABC.
Po ashtu, deputeti tregoi se u bisedua edhe për politikën mes tyre, ndërsa shtoi se janë të shumtë politikanët që ende komunikojnë me Nanon.
“Ai gëzon këto vlera politike edhe tek qytetarët..”
Ndërsa, i pyetur nëse Nano mban kontakt edhe me kryeministrin Rama, Koka tha se ata kanë një konsideratë reciproke me njëri-tjetrin.
Por, a po e mendon Nano që t’i rikthehet politikës?
Lefter Koka: “Do ta dëshiroja, por nuk e kemi diskutuar a do kthehet në politikë. Nuk e pyeta..”