Kontrolle të befasishme nga policia janë duke u zhvilluar në qytetin e Fierit.
Forca të shumta policie kanë ngritur pika për kontrollin e makinave në qendër të qytetit por edhe në zonat hyrëse dhe dalëse. Automjeteve po u bëhen kontrolle për dokumentet por edhe në brendësi.
Këto kontrolle vijnë pas disa ngjarjeve kriminale në këtë qark, por edhe në një kohë kur në krye të Policisë së Shtetit është vendosur drejtori i ri, Gledis Nano.