Institucionet e sigurisë në Kosovë po heshtin karshi informacioneve të dala nga Shërbimi Inteligjent i Shqipërisë, se kosovarët kishin bërë plan djegien e objektit të Parlamentit të Shqipërisë, më datë 8 qershor, kur edhe po zhvillohej protesta e opozitës.
Top Channel ka adresuar qysh të mërkurën kërkesë për konfirmimin e këtyre informacione në agjencinë homologe, Agjencinë Kosovare të Inteligjencës si dhe në Policinë e Kosovës, megjithëkëtë nuk janë përgjigjur. Në informacionin e dhënë nga agjentët e infiltruar brenda strukturave organizative të protestave thuhej se një grup paramilitar i ardhur nga Kosova apo trevat e tjera etnike shqiptare të përbërë nga njerëz me formim ushtarak, kishin për mision djegien e Kuvendit.
Por, si e vlerësojnë monitoruesit e sigurisë në Kosovë, rrjedhjen e informacioneve nga institucioni më i lartë i sigurisë, SHISH?
Miftaraj thotë se grupet paramilitare në një shoqëri demokratike nuk e kanë vendin, andaj zbardhja e rastit është më se e nevojshme.
Shoqëria civile vlerëson se krejt këto informacione do të duhej të mbeteshin të pathëna për publikun, dhe presidenti, Ilir Meta raportimin para Komisionit Hetimor ta bënte me dyer të mbyllura.