Krijohet Agjencia e Mbikëqyrjes Policore, një emërtesë që zëvendëson strukturën aktuale të SHÇBA (Shërbimi për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat). Nisma ligjore është botuar sot në Fletoren Zyrtare. Ajo është pjesë e paketës ligjore për reformimin e strukturave të sigurisë. Sipas qeverisw, ky ligj u bë i domosdoshëm, ndikuar nga disa faktorë që janë përgjegjësia e (SHÇBA) për realizimin e vettingut ndaj Policisë e Gardës, reforma në drejtësi apo krijimi i institucioneve të reja të akuzës si SPAK e BKH.
Disa nga synimet kryesore të ligjit janë reformimi i Shërbimit, si një Agjenci inteligjente për të luftuar korrupsionin; transformimi i drejt një modeli më demokratik e institucional, rritja e kapaciteteve të shërbimit për një qasje pro-aktive ndaj fenomeneve korruptive të subjekteve të shërbimit. Ndër risitë e ligjit është kalimi i Agjencisë në një strukturë civile, pra “zhveshja” nga gradat, duke shmangur konfliktin e interesit me subjektet që mbikëqyr.
Gjithashtu kryerja e procesit të ekzaminimit poligrafik, që ka lindur si detyrim, pasi në ligjin “Për organizimin dhe funksionimin e institucioneve për të luftuar korrupsionin dhe krimin e organizuar”, është parashikuar së një nga fazat e rekrutimi të personelit të BKH-së është edhe ekzaminimi poligrafik. / tirananews.al