Mbrënjen e së enjes, në Sevilja të Spanjës u mbajt ceremonia e ndarjes së çmimeve ” latin Grammy” që nderon yjet e muzikës latine. Artistja Karol G u nderua me çmimin ”Albumi i vitit” ndërsa bashkëpunimi i Shakirës me BZRP i dha asaj dy çmime të rëndësishme ajo e këngës së vitit dhe kënga më e mirë pop.
“Jam e lumtur që kam këtu me mua disa nga personat që punuan me mua gjatë këtij procesi. Ky është një album shumë i veçantë që ndryshoi jetën time dhe më duket e pabesueshme që ndryshoi jetën edhe të shumë të tjerëve. Faleminderit të gjithëve”,-tha ajo.
Shakira ua dedikoi çmimin dy fëmijëve të saj Milan dhe Sasha. “Këtë çmim dua t’ua dedikoj fëmijëve të mi, Milanit dhe Sashës, sepse u kam premtuar se do të jem e lumtur. U kam premtuar që do të kenë një mama që do të jetë vetëm e buzëqeshur sepse e meritojnë. Duke filluar nga tani, po mendoj për të ardhmen dhe këngët që do të kompozoj, turnetë që do të nis”.
Në këtë ceremoni performuan edhe yje të tjerë të muzikës si legjenda e muzikës klasike Andrea Bocelli, këngëtari i njohur Peso Pluma dhe artsitja Rosalia.