Policia e Vlorës ka liruar 15 të shoqëruarit në lidhje me vrasjen e 22-vjeçarit Gëzim Sinomati. Pasi qëndruan 18 orë në ambientet e komisariatit, policia nuk arriti të gjejë asnjë provë të vlefshme për të implikuar personat që janë kanë skeduar si të dyshuar.
Nga hetimet policia lokale sipas grupit hetimor, ka pikasur një automjet që dyshohet se ka ndihmuar autorët të largohen nga vendngjarja. Sipas bluve, mjeti rezulton i shitur në Vlorë, por pa akt shitje.
22-vjeçari Gëzim Sinomati u ekzekutua me një plumb mbrëmjen e së dielës në Vlorë. I riu sapo ishte kthyer në Shqipëri për festa teksa nuk raportohet të ishte një person problematik. Pista kryesore e kësaj ngjarje dyshohet të jetë ajo e hakmarrjes pasi babai i viktimës ka qenë pjesë e bandës së Gaxhait në vitin 1997 dhe aktualisht ndodhet në burg për vrasje