Njëra prej pyetjeve që kanë gërryer komunitetin e gazetarëve dhe të publikut ndërkombëtar në lidhje me skandalin e Pandora Papers është se përse në listën me mbi 300 politikanë nuk ka asnjë emër amerikan.
Përgjigjen e jep një prej drejtuesve të Konsorciumit Ndërkombëtar të Gazetarëve Investigativë, Fergus Shiel.
“Në dokumenta ka emra kompanish amerikane. Mungesa e emrave të politikanëve ndoshta mund të shpjegohet me pozicionin gjeografik të 14 zyrave ligjore nga kanë rrjedhur këto dokumente. Kemi pak dokumente nga ishujt Caymans, ku shumë amerikanë kanë parkuar pasuritë e tyre ndër vite”, tha ai.
Gjithsesi, Sheil thotë se SHBA është e interesuar që të detyrojë vendet e tjera që të bënë publike emrat e institucioneve, kompanive apo politikanëve amerikanë që fshehin pasuri në parajsa fiskale, apo kompani guackë.
“Ajo që këto dokumente tregojnë janë miliarderë dhe të tjerë që lidhen me pastrimin e parave, korrupsionin dhe shpërdorimin e detyrës dhe më pas fshehin këto të ardhura në parajsa fiskale”, deklaroi Shiel.