Teksa rusët janë larguar nga Bucha, ata kanë lënë pas një masakër në këtë qytet. Së fundmi, forcat e armatosura të Ukrainës kanë gjetur atje një dhomë torture me 5 civilë të vdekur brenda. Kjo dhomë përdorej nga ushtarët rusë për të torturuar pengjet që kapnin dhe 5 personat e gjetur të pajetë brenda saj ishin të përkulur dhe me duart e lidhura pas shpinës.
Ky lajm është publikuar nga agjencia “UNIAN”. Nga sa mësohet, trupat ruse kanë përdorur bodrumin e një sanatorium lokal për fëmijë të quajtur “Radiant” ku ekzekutonin torturat e tyre.
Ndërkaq, sipas asaj që shkruan “Skynews”, Ministria e Jashtme ruse u shpreh se pamjet e civilëve të vdekur në Bucha janë një komplot i SHBA-së për të fajësuar Rusinë.
“Kush janë mjeshtrat e provokimit? Sigurisht që Shtetet e Bashkuara dhe NATO,” deklaroi zëdhënësja e ministrisë, Maria Zakharova.
Po ashtu, ajo shtoi se reagimi i menjëhershëm i Perëndimit mbi pamjet e civilëve të vdekur kishte qenë pjesë e një plani për të dëmtuar reputacionin e Rusisë.