Një rrëshqitje masive e dheut tërhoqi tetë ndërtesa në detin e Norvegjisë, ndërsa një pjesë e madhe e bregdetit që u zhduk nën ujë.
Pamjet e kapura nga droni tregojnë momentin shkatërrues kur një pjesë e vijës bregdetare filloi të lëvizë drejt detit, në qytetin verior Alta.
Toka u zhduk nën ujë, ndërsa rryma e detit mori para disa ndërtesa prapa bregdetit.
Për momentin nuk ka raportime për viktima dhe të plagosur, por vijojnë kërkimet për ndonjë të zhdukur të dyshuar.