Në studion e “Zonë e Lirë” sot është ftuar ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali.
Vetëm pesë minuta pasi hyri në studio, Spiropali kërkoi që të fikej kondicioneri. Ajo i bëri vërejtje Arjan Çanit teksa i kujtoi se nuk lejohet përdorimi i kondicinerit në këtë kohë pandemie.
“Mund ta fikni pak kondicionerin? Nuk duhet përdorur në këtë kohë”, tha Spiropali në studion e Çanit.