Ministrja e Arsimit Besa Shahini thotë se po shihet mundësia që shkolla të hapet në dy javët e fundit të vitit shkollor para testeve të maturës.
Në një lidhje me News 24, Shahini tha se duhet të kthehen për të bërë vlerësimet e fundit dhe të shihet deri kur kanë arritur me njohuritë e mara në këtë mënyrë.
“Të paktën dy javë në shkollë para testeve të maturës, të kthehemi të bëjmë vlerësimet e fundit dhe të shohim deri ku kemi arritur me njohuritë që kemi marrë gjatë kësaj periudhe dhe të mbyllim vitin shkollor. Por nëse për çdo arsye nuk është e mundur të kthehemi, do e mbyllim vitin shkollor duke vendosur në funksion një skenar të fundit që kërkon një riorientim të gjithë procesit të vlerësimit dhe testimit. Nuk do e diskutojmë këtë skenar pasi do e shohim kur të kemi nevojë”, tha Shahini.
Ripërsëritja e vitit shkollor merret si vendim nga prindërit dhe nxënësit tha Shahini. Pra, nëse prindi mendon se në fund të këtij viti shkollor prindëri mendon se fëmija i tij nuk ka arritur njohuritë e duhura dhe duhet të përsëris vitin shkollor, kjo mund të ndodhë, por jo të humbë vitin i gjithë brezi tha ajo.