Një makinë është përfshirë nga flakët mbrëmjen e sotme në dalje të tunelit të Krrabës në drejtimin nga Tirana për në Elbasan.
Punonjësit e zjarrfikëses kanë ndërhyrë me shpejtësi për të shuar flakët. Nuk raportohet për të lënduar, pasi shoferi ka dalë me shpejtësi jashtë në momentin që konstatoi zjarrin, që paraprakisht dyshohet se shkak kanë pasur një defekt teknik.