“The Sun” ka njoftuar se impianti bërthamor i Çernobilit ka pësuar një “errësim të plotë”. Kjo gjë ka përhapur një frikë të madhe për mundësinë e shkaktimit të katastrofës së rrjedhjes së rrezatimit, pasi Rusia pushtoi vendndodhjen dhe mori në kontroll centralin.
Operatori shtetëror i rrjetit energjetik në Ukrainë deklaroi se centrali që u mor nga forcat ruse muajin e kaluar, tani nuk ka furnizim me energji elektrike.