Tre automjete janë përplasur pasditen e sotme në fshatin Zharrëz të Fierit, ku drejtuesi i një mjeti ka humbur jetën dhe shtatë persona janë plagosur.
NJOFTIMI I PLOTE
Informacion paraprak
Sot rreth orës 16:35, në fshatin Zharrëz, janë përplasur 3 automjete. Konkretisht është përplasur automjeti tip Benz me drejtues shtetasin M.P., 40 vjeç, banues në Vidhisht, automjeti tip Fiat me drejtuese shtetasen H.U., 21 vjeçe, banuese në Fier dhe automjeti tip Opel me drejtues shtetasin N.M, 44 vjeç, banues në Berat.
Si pasojë e përplasjes ka ndërruar jetë drejtuesi i automjetit tip Opel, shtetasi N.M., ka mbetur i dëmtuar shtetasi T.Gj dhe shtetasja S.L (pasagjerë në mjetin tip Opel) dhe shtetaset Z.G., 73 vjeçe; T.G., 46 vjeçe; H.U., 21 vjeçe; E.U., 25 vjeçe; S.L., (pasagjere në automjetin tip Fiat) të cilat ndodhen në Spitalin Rajonal Fier nën kujdesin e mjekëve.
Eshtë shoqëruar në Komisariatin e Policisë Fier drejtuesi i automjetit tip Benz, shtetasi M.P i cili dyshohet se është në gjendje të dehur.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të saj.