Një 13-vjeçar është plagosur si pasojë e përplasjes me një furgon dhe ndodhet në spital në rrezik për jetën.
13-vjeçari me inicialet S.T. nga fshati Gjocaj në momentin që po kalonte trotuarin është penguar dhe në momentin që është rrëzuar është përplasur me një furgon që ishte i ndaluar.
Furgoni me targa 164 TR i përket Jani Canjas 51-vjeç nga Peqini me precedent penal, pasi disa kohë më parë ka aksidentuar një person për vdekje. Sipas Report TV,
Policia e ka mbajtur të fshehtë ngjarjen duke mos e bërë publike për mediat.
Fëmija pësoi disa dëmtime në kokë dhe u dërgua në spital, ndërsa shoferi, po sipas asaj që policia ka referuar në prokurori bëri testin e alkoolit dhe rezultoi negativ dhe po hetohet në gjendje të lirë.