Detektivja Shkënda Lili, teksa fliste për veçantitë dhe rreziqet që e shoqërojnë në zhvillimin e këtij profesioni, u shpreh se po t’i ndajmë tradhtitë sipas profesioneve, politikanët dhe biznesmenët janë ata që mbajnë vendet e para.
Pjesë nga biseda në “S’e luan Topi”:
Shkënda Lili: Më shumë tradhtojnë të pasurit.
Erjona Rusi: Artistët, politikanët apo biznesmenët?
Shkënda Lili: Më shumë janë politikanët dhe biznesmenët, artistët nuk po i fus këtu.
Erjona Rusi: Pra, prapë dalim tek ata që kanë më shumë para
Shkënda Lili: Në Shqipëri mbajnë dy lidhje njëkohësisht, edhe familjen, edhe lidhjen me të dashurën.