Një prezantues i BBC-së humbi jetën papritur në moshën 47-vjeçare. Stephen Clements vdiq vetëm disa muaj pasi kishte nisur atë që e kishte quajtur “punën e jetës së tij” në BBC. Ishte vetë gjigandi mediatik që komunikoi vdekjen e Clements gjatë edicionit të lajmeve të drekës.
Clements njihej shumë nga publiku pasi kishte punuar si prezantues në televizion dhe radio. Prej një kohe të gjatë, ai kishte punuar për Radio Q, ndërsa në Shtator i ishte bashkuar BBC-së në Irlandën e Veriut.
Ai ishte baba i dy fëmijëve dhe njihej për karakterin e tij gazmor.
“Ndihemi të keqardhur për t’iu dhënë lajmin e hidhur se kolegu jonë Stephen Clements ndërroi jetë. Mendimet tona shkojnë për familjen, miqtë dhe kolegët e Stephen në këtë kohë të vështirë”, tha Peter Johnston, drejtori i BBC-së në Irlandën e Veriut.