Psikologu Edmond Dragoti, thotë se në përgjithësi vendimet e gabuara dhe ato të suksesshme janë kosto-shpërblim. Për të janë burrat ata që marrin vendimet, ndaj janë ata që përfundojnë në burg më shumë se gratë janë ato që japin mendimet.
“Burri zakonisht merr mendimin e gruas ndaj përfundon në burg dhe nuk përfundon gruaja. Në përgjithësi vendimet e gabuara dhe ato të suksesshme janë kosto-shpërblim.
Njeriu bën një llogari dhe burrat i marrin vendimet, ndaj përfundojnë në burg. Ndërsa gratë janë gjithmonë pas një burri, edhe pse ato kanë pushtet. Pushteti mashkullore qëndron në marrjen e vendimit, ndërsa ai femëron në arsyetimin e vendimit”, tha Dragoti.