Qytetarë italinë i kanë bërë thirrje Policisë që të ndëshkojë bashkëshorten e Kanye West, Bianca Censori, pasi së fundi është shfaqur tejet provokuese në publik, në vendin konservator katolik.
Arkitektja australiane që ndezi polemika në Itali duke ecur praktikisht e zhveshur gjatë muajit të kaluar, u është rikthyer sërish trukeve të vjetra kur të dielën doli për darkë me Kanye, e veshur me një kostum nud.
Sipas Gjykatës Kushtetuese italiane, të resë mund t’i shqipërohet një gjobë nga 5 deri në 10 mijë euro, ose burgim. Legjislacioni italian parashikon se kushdo që ekspozon vetën në një vend apo pranë një vendi ku frekuentojnë të mitur, mund të dënohet me burgim nga katër muaj deri në katër vjet.