Në mbarë vendin janë mbyllur 9 Gjykata të Shkallës së Parë, si ajo e Tropojës, Matit, Kurbinit, Pukës, Krujës , Kavajës, Lushnjës, Përmetit edhe Pogradecit.
Avokati Marash Logu, thotë se harta e re gjyqësore ka pasur kontestim të madh nga ana e avokatëve madje dhe bojkotuan proceset me qëllim që ata të ndërgjegjësoheshin sepse ky reduktim do sillte probleme. Sipas tij i gjithë ky reduktim sjell kosto të mëdha për qytetarët.
“Gjykata e Apelit e cila ka mbledhur të gjitha gjykatat e tjera sot ka mbledhur një numër të madh rreth 30 mijë dosje dhe nëse do jemi optimist do duhen të paktën 7 vjet për të marrë zgjidhje. Por kjo do krijojë problematika, shtuar sa i përket kohës që do i duhet një çështje apo qytetari për ta zgjidhur atë.
Pastaj problem tjetër është dhe ilariteti kjo sjell dhe rritje të kostove që i duhet çdo qytetari për t’ju drejtuar këtyre gjykatave dhe e fundit një nga arsyet pse qytetet po braktisen sepse ne po i vendosim shërbimet në qytetet e mëdha dhe në këtë formë çdo qytetar që ka mundësi lëviz drejt një qendre më të madhe urbane për të pasur më afër shërbimeve.
E kuptoj që arsyeja kryesore e kësaj reforme është vakanca në sistem, por kjo është një çështje që në afatshkurtër do zgjidhej sepse magjistratura po përgatit një numër të caktuar gjymëtarësh për të plotësuar këto vakanca”,-tha Logu.