Në partneritet me Qendra ALTRI dhe Friends of Europe, për 3 vitet e ardhshme Komiteti Shqiptar i Helsinkit do të udhëheqë iniciativën “Shoqëria Civile kundër korrupsionit, nga një sfidë vendase në një përgjigje Evropiane”.
Në eventin e sotëm lançues u bënë bashkë përfaqësues të institucioneve kyçe, të cilët me veprimtarinë e tyre kontribuojnë në parandalimin dhe luftimin e korrupsionit, si SPAK, Ministria e Drejtësisë, ILDKPKI, Këshilli i Lartë Gjyqësor dhe Këshilli i Lartë i Prokurorisë. Nuk munguan përfaqësues të shoqërisë civile, të cilët do të jenë në fokus të veprimtarisë së një Rrjeti të dedikuar Kundër Korrupsionit.