Në kryeminsitri është mbajtur ankandi i parë për zgjedhjen e projekteve te erës që do të përfitojnë masa mbështetëse.
Kryeministri Rama bën të ditur se tashmë është një kapitull i ri i diversifikimit të burimeve të energjisë dhe bëhet fjalë për parqet eolike.
“Hapim një tjetër kapitull drejt diversifikimit të burimeve të energjisë. Shqipëria do të jetë një alternativë më shumë për prodhimin e energjisë duke shfrytëzuar një tjetër burim, siç është era. Prej sot shpallim ankandin për ngritjen e parqeve eolike”, shkruan Rama në Facebook.