Një 65-vjeçar i dha fund jetës mbrëmjen e sotme duke u hedhur nga kati i katërt i spitalit “Shefqet Ndroqi” në Tiranë.
Mësohet se viktima është Hasan Mira, nga fshati Fullqet i Klosi, i cili kishte dy ditë i shtruar në spitalin Covid-2 pasi ishte prekur nga koronavirusi.
Ndërkohë që është zbardhur nga mediat edhe biseda telefonike me fqinjën:
Fqinji: Si je?
Hasan Mira: Jam më mirë, më duket se ja hodha ia hodha…
Fqinji: Si ke mundur të fusësh telefonin aty brenda?
Hasan Mira: Po me miqësi, kam paguar diçka…
Fqinji: Shyqyr që je mirë!
Hasan Mira: Po ta dija se çfarë bëhet në spital nuk do kisha ardh me u shtru…Shyqyr që jam mirë e mos ardhsha më në këtë vend! Po e mbyll telefonin se e mora për 5 minuta, nuk ma lënë më, më rri një person më vëzhgon tek koka tani që po flas.