Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Milano të Italisë, ku një shqiptar rreth 35 vjeç është gjetur i varur në pemë në një park të qytetit.
Sipas policisë kanë qenë kalimtarët ata që kanë lajmëruar për ti ardhur në ndihmë shqiptarit, por ishte tepër vonë. Ai kishte gjetur vdekjen, pasi pema ishte nëntë metra e lartë.
Parku në të cilin u gjet viktima, është gjithashtu shumë i populluar nga fëmijët.
Eshte dashur ndihma e zjarrfikëses për të zbritur trupin e pajete te 35-vjeçarit, identiteti i te cilit nuk behet me dije nga mediat italiane qe kane raportuar ngjarjen.
Për momentin për policinë kjo është vetëvrasje dhe nuk ka elementë që të tregojne të kundërtën. Burri u var me rripin e pantallonave te tij.