Vendosni lëng të shtrydhur të freskët limoni, të përzier me pak ujë, në fytyrë dhe lëreni të veprojë gjatë natës
Piklat e zeza të cilat fytyrës nuk i lejojnë të shkëlqejë plotësisht, janë të mërzitshme dhe dukuri e pashmangshme te të gjithë.
Më shumë ato gjenden në zonën e ballit, hundës dhe mjekrës, ato mund t’i duke përdorur mjete natyrale.
Lëngu i limonit ngushton poret dhe zvogëlon yndyrën e lëkurës, i dezinfekton dhe i eliminon qelizat e vdekura.
Vendosni pak lëng të freskët të shtrydhur të limonit, të përzier me pak ujë, në fytyrë dhe lëreni të veprojë gjatë natës. Në mëngjes shpëlani me ujë të vakët.
Nëse ndieni djegie që zgjat, menjëherë lajeni fytyrën. Me atë rast, kurrë mos iu ekspozoni drejtpërdrejt dritës së diellit pas trajtimit të fytyrës me limon, sepse kjo pemë e bën lëkurën më fotosensitive, andaj mund të shfaqen depigmentime.