Aktori 63-vjeçar Antonio Banderas, në daljen e fundit publike në një event të organizuar në nder të tij në qytetin e tij të lindjes, në Malaga të Spanjës, dukej i “transformuar”.
Gjatë këtij viti, aktori ka thënë se një atak në zemër gjashtë vjet më parë i ndryshoi jetën për mirë.
Ylli i kinematografisë e përshkroi përballjen me vdekjen si një “pikë kthese” nga e cila ai qe në gjendje të kuptonte se çfarë “ishte e rëndësishme” në jetën e tij.
“Kam pasur një atak në zemër gjashtë vjet më parë. Ndoshta ishte një nga gjërat më të mira që ka ndodhur në jetën time. Ishte si të vendosje syze dhe të shikoje se çfarë ishte e rëndësishme. U ktheva në Spanjë dhe fillova ta shikoja jetën time profesionale nga një këndvështrim tjetër”, u shpreh ai.