Shqiptarët do të mund t’i shohin tashmë ndeshjet e Kombëtares sonë të futbollit në Televizionin Kombëtar Klan pa asnjë pagesë.
Të gjitha përballjet e kuqezinjve do të transmetohen për 4 vite më radhë, duke filluar prej kësaj të premteje, në sfidën me Izraelin, të vlefshme për eliminatoret e Ligës së Kombeve.
Televizioni Klan ka siguruar kështu të drejtat ekskluzive të transmetimit të ndeshjeve të ekipit kombëtar në transmetimin tokësor.
Marrëveshja parashikon transmetimin e 40 ndeshjeve të kuqezinjve duke nisur nga sfidat e Ligës së Kombeve të edicionit aktual.
Do të transmetohen edhe ndeshjen e Ligës së Kombeve në edicionin 2022 – 2023 dhe 2024 – 2025, Kualifikueset e Europianit të 2024-ës si dhe kualifikueset për Kupën e Botës 2026, finalet e së cilës do të mbahen në Kanada, Meksikë dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës.