Në 24 orët e fundit në vendin tonë është regjistruar vetëm një rast pozitiv në Tiranë me koronavirus nga 3348 testime të kryera në të gjithë vendin. Ministria e Shëndetësisë njofton se gjatë 24 orëve të fundit nuk është shënuar asnjë viktimë.
Gjithashtu bëhet e ditur se janë 56 raste aktive në vend ndërsa vetëm një pacient po merr trajtim spitalor. Në këtë periudhë janë shëruar 8 persona duke e ccuar numrin total të të shëruarve në 130.002 që nga fillimi i pandemisë.