Një shqiptar po kërkohet nga policia greke pasi ky i fundit dyshohet se ka vrarë dy persona në qytetin Chania, Kretë. Sipas mediave të huaja janë gjetur të pajetë një burrë dhe një grua por në dy shtëpi të ndryshme. Tashmë bëhet me dije se autoritetet po shqyrtojnë të gjitha mundësitë për vrasjen brutale, duke kërkuar burrin që hyri në shtëpinë e gruas dhe e mbyti atë.
Gruaja e moshuar u gjet në zonën Pasakaki të Chania brenda shtëpisë së saj, ndërsa partneri i saj 82-vjeçar që ishte zhdukur u vra në një shtëpi tjetër. Pas vrasjes trupi i burrit ishte copëtuar dhe më pas ishte futur në një valixhe. Sipas ekspertizës mjekësore gruaja u mbyt për vdekje dhe autori, që bëri krimin përdori një shami për t’i marrë jetën të moshuarës.