Një 21-vjeçar është gjetur i pajetë mbrëmjen e sotme në qytetin e Gjirokastrës.
Ngjarja e rëndë mësohet se ka ndodhur në lagjen “Zinxhira” të qytetit, ku është gjetur trupi i pajetë i 21-vjeçarit pjesë e komunitetit rom.
Trupi është dërguar në spitalin e qytetit nga disa persona të paidentifikuar, ku është vënë re vetëm një plagë në ballë.