Gjatë këtyre ditëve filmi i Ermal Mamaqit “I love Tropoja” është komentuar aq shumë në rrjetet sociale, por tani i ‘erdhi fundi’.
Ermali ka postuar në Instagram një foto nga dita e fundit e xhirimeve ku shkruan : “I love Topoja. Dita fundit e xhirimit”
Nga video shihet se të pranishëm kanë qenë vetëm disa nga aktorët dhe duket se ata e kanë shijuar mbrëmjen në maksimum.
Tani jemi në pritje të shfaqjes së filmit.