Corriere della Sera ka arritur të komunikojë pasditen e të dielës me Al Banon, si një nga tre italianët të cilët kishin emrin në listat e zgjedhësve në Shqipëri.
“Më fal kur janë këto zgjedhjet?”, pyet këngëtari. Dhe teksa i thonë se tashmë qendrat e votimit janë hapur përgjigja e tij është: “Ah,… nuk e dija. Askush nuk më ka thënë gjë. Unë them: të paktën më dërgoni një letër, një lajmërim. Megjithatë jam i zënë, pas pak do dal në televizion në një emision për Padre Pio”.
Bashkë me prezantuesin Ezio Greggio dhe trajnerin Gianni De Biasi, të tre me shtetësi shqiptare me dekret presidencial në vendin e shqiponjave, vijon Corriere do të duhet të votojnë.
“Albano Carmelo Carrisi” — u bë qytetar shqiptar në qershor të 2016-tës, dhe do të duhej të shkonte të votonte në Vlorë në shkollën e mesme, Ataturk. Por çfarë bën këngëtari rezident në Vlorë?
“Është diçka që e ka vendosur qeveria, nuk kundërshtova sepse është një qytet që babai im ma përmendte shpesh kur isha i vogël, duke pasur parasysh se kishte shkuar të luftonte aty gjatë Luftës së Dytë Botërore”, thotë Al Bano. Hera e fundit që kam shkuar në Shqipëri është katër muaj më parë, por nuk kam dyshime për vendet e dashura të tij deti, siti arkeologjik i Butrintit.
Dhe kur Corriere e pyet për preferencën e tij zgjedhore, Al Bano përgjigjet: Nuk e di se kë duhet të votoj, se nuk e njoh situatën dhe nuk kam ndjekur asgjë”./tirananews.al