TiranaNewsTiranaNews
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Sporti
  • Teknologji
Të fundit

Kriset miqësia e ngushtë midis Noizy-t dhe Ylli Limanit?

00:00 / September 28, 2023

Vangjeli: Serbisë i treguam se kemi burra të fortë, politikanët të krihen si Albini

23:45 / September 27, 2023

Infermieri premton licencë, merr 2 mijë euro dhe ia mbath në Gjermani

23:38 / September 27, 2023

Kërkesat e opozitës për koncesionet në shëndetësi, mblidhet konferenca e kryetarëve

23:25 / September 27, 2023

Këto gabime që bëni gjithmonë pas darkës ndikojnë keq në shëndetin tuaj

23:14 / September 27, 2023
Facebook Twitter Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Twitter Instagram
TiranaNewsTiranaNews
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Sporti
  • Teknologji
Abonohu
TiranaNewsTiranaNews
Kryesore

Tritol vëllait të kryetares së komisionit të ‘Vettingut’: S’ka lidhje me detyrën e motrës

09:33 / January 10, 20193 Mins Read
Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email
Share
Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

Vendosja e një sasie tritoli në banesën e Vladimir Mulaj, vëllait të kryetares së Komisionit të Posaçëm të Apelimit, Natasha Mulaj,  naten e Vitit te Ri vijon të jetë ende pa autor Policia dhe prokuroria e Tiranës prej një jave janë duke kryer një sërë veprimesh hetimore, por në asnjë moment nuk është arritur të identifikohet dhe lokalizohet personi që ka hedhur sasinë e tritolit në oborrin e banesës së Vladimir Mulaj.

Nga pamjet filmike të sekuestruara nga prokuroria e Tiranës, evidentohet një person që rreth orës 00:30 të datës 1 janar 2019, pikërisht në një moment kur Tirana ziente nga oshëtimat e fishekzjareve, afrohet pranë banesës ku jeton familja Mulaj, dhe ka hedhur sasinë e tritolit. Autori mban të veshur një xhup dhe në kokë kishte një kapuç. Nga karakteristikat trupore ka të dhëna se autori i këtij krimi të rëndë, është i moshës 20 deri në 25-vjeç.

Mesohet se personat kanë qënë mjaft të organizuar, pasi kanë menduar me detaje se si dhe në çfarë orar duhet të realizonin sulmin me tritol të banesës së Vladimir Mulaj. Tritoli është menduar të vihet në një moment kur banorët e Tiranës, po festonin me fishekzjarre momentin e ndërimit të viteve. Pikërisht në këtë moment ka shpërthyer dhe tritoli, i cili ka qënë i lidhur me një fitil zjarrpërcjellës.

Gjatë një bashkëbisedimi me Vladimir Mulaj, të dëmtuarin e këtij sulmi me tritol, ai tregon për “Shqiptarja.com”se ngjarja e ka tronditur por shton me bindje se ky sulm kriminal nuk ka asnjë lidhje me detyrën e motrës së tij Natasha Mulaj, që drejton Komisionin e Posaçëm të Apelimit të Vettingut.

“…Ju siguroj që detyra e motrës time me këtë rast nuk ka asnjë lidhje. Ne si familje nuk gjejmë asnjë arsye që detyra kyçe e saj, të jetë bërë shkak për këtë ngjarje. Ne e përjashtojmë në mënyrë kategorike këtë pistë…”– ka pohuar Vladimir Mulaj. Më tej ky i fundit shton se kanë dyshimet e tyre për këtë ngjarje dhe të gjitha hamëndësimet ja kanë deklaruar prokurorisë dhe policisë.

Mulaj shprehet se ngjarja mund të lidhet për një konflikt gjyqësor që ka lindur për një pronë në Tiranë, dhe dyshimet e tyre bien vetëm në këtë rast. “Nuk ka asnjë lidhje borxhi financiar, bizneset e mia apo detyra e motrës në KPA. Para disa muajsh kemi pasur një konflikt gjyqësor për një pronë në Tiranë, ku unë në këtë process gjyqësor jam avokat. Dyshojmë se mund të ketë lidhje sulmi me tritol me këtë ngjarje”- thotë Vladimir Mulaj.

Çështja momentalisht është në polici dhe prokurorinë e Tiranës ku po hetohet me shpresën e identifikimit të autorit të krimit./shqiptarja

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

Postime te ngjashme

Megaoperacioni i policisë/ I arrestuari për 40 mijë Euro në Astir i tregoi policisë vrasjet e grupit të Laert Haxhiut

22:41 / September 27, 2023

Tjetër atentat në Malësi të Madhe, plagoset një person

22:34 / September 27, 2023

Karamuço flet për aplikacionin që bllokonte përgjimet në celular: “10% e abonentëve nga e gjithë bota ishin shqiptarë”

22:23 / September 27, 2023

Zbardhen 6 vrasje, megaoperacion në disa qytete të vendit

22:13 / September 27, 2023
Add A Comment

Leave A Reply Cancel Reply

LABRISA - Boutique Hotel
Tirana News Tirana News
Favela Beach Bar
Favela Beach Bar
GLOBAL SECURITY
Raporto Tani
Kryesoret

Megaoperacioni i policisë/ I arrestuari për 40 mijë Euro në Astir i tregoi policisë vrasjet e grupit të Laert Haxhiut

22:41 / September 27, 2023

Tjetër atentat në Malësi të Madhe, plagoset një person

22:34 / September 27, 2023

Karamuço flet për aplikacionin që bllokonte përgjimet në celular: “10% e abonentëve nga e gjithë bota ishin shqiptarë”

22:23 / September 27, 2023

Zbardhen 6 vrasje, megaoperacion në disa qytete të vendit

22:13 / September 27, 2023
Raporto Tani
Te fundit

Kriset miqësia e ngushtë midis Noizy-t dhe Ylli Limanit?

00:00 / September 28, 2023

Vangjeli: Serbisë i treguam se kemi burra të fortë, politikanët të krihen si Albini

23:45 / September 27, 2023

Infermieri premton licencë, merr 2 mijë euro dhe ia mbath në Gjermani

23:38 / September 27, 2023
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube

Tirananews.al do të përçojë nga ju dhe për ju Shqipërinë, të djeshmen dhe të sotmen e saj. Lajme të paanshme, analiza të thelluara dhe argëtim i larmishëm

Facebook Twitter Instagram Pinterest YouTube

Abonohu për më të fundit

Merni lajmet e fundit nga TiranaNews

© 2023 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.