Joshua Trump ra pre e bulizmit në shkollë për shkak të emrit të tij, dhe Zonja e Parë Melanie Trump e ktheu në një simbol të luftës së saj kundër bullizmit. Për këtë arsye ajo e kishte ftuar 11-vjeçarin në Kongres, në fjalimin vjetor të bashkëshortit të saj.
Por Joshua tërhoqi sërish vëmendjen, pasi herë pas here e zinte gjumi para kamerave.
Epo sigurisht një djalë në moshën e tij nuk mund të ndjekë 80 minuta fjalim. Pamjet e vogëlushit po bëjnë xhiron e botës në internet.