Urdhëri për mobilizim i presidentit rus, Vladimir Putin, është kritikuar nga ministrja e Jashtme, Olta Xhaçka. Sipas saj, plani i Putin për mobilizim është një lëvizje të dëshpëruar, pasi Ukraina po e fiton luftën.
“Referendumet e rreme dhe mobilizimet e pjesshme ushtarake janë lëvizje të dëshpëruara nga ana e Rusisë që vetëm sa do të përshkallëzojnë këtë luftë tragjike. Rusia zgjodhi të fillonte një luftë ilegale që u ka kushtuar jetën dhjetëra mijëra civilëve të pafajshëm dhe ka shkatërruar ushtrinë Ruse.Ukraina po e fiton këtë luftë dhe këto lëvizje nuk do të dobësojnë mbështetjen ndaj rezistencës heroike të Ukrainës”,- komenton Xhaçka.