Ndjekja e një makine përfundoi me hedhjen e shoferit nga mjeti në ecje, e për pasojë mjeti doli në krah të kundërt të lëvizjes.
Kamerat e policisë kanë kapur incidentin në Vrexham të Britanisë, ku u kap Ashkey Carl Bennett më 5 maj.
Gjykata dëgjoi deklarimin e Bennett për largimin nga vendngjarja e më pas dorëzimin e tij tri ditë më vonë
Ai u burgos për 64 javë pasi pranoi se po ecte në mënyrë të rrezikshme dhe pa patentë, si dhe sulmoi një oficer policie. Gjykatësi tha se ai i jepte mjetit në një mënyrë të rrezikshme për jetën e njerëzve.