Gjykata Penale e Tiranës ka vendosur sot masën e arrestit me burg për Roland Muzhaqin me akuzën se ka ndihmuar Robert P., 19-vjeç nga Puka, në vrasjen e Griselda Gjikolajt dhe plagosjen e shokut të saj, Erion Benga, 23-vjeç, ngjarje kjo e ndodhur mbrëmjen e të mërkurës së kaluar.
Dy të rinjtë u qëlluan me armë zjarri pistoletë teksa po largoheshin me një automjet tip “Benz” në zonën e bllokut “Gintash” në Laprakë.
Robert P., autori 19-vjeçar nga Puka
Roland Muzhaqi u arrestua nga policia në një banesë në kryeqytet dy ditë pas ngjarjes. Autorët janë fiksuar edhe nga kamerat e sigurisë teksa largohen me vrap pas kryerjes së krimit çka ka ndihmuar edhe në identifikimin e tyre.
Ngjarja ndodhur pas një konflikti ndërmjet Begës dhe Robertit i cili ka planifikuar më pas vrasjen duke pritur Gjikolën dhe Begën të dilnin nga lokali ku po pinin kafen. Shkaqet e motivit mbeten mister, ndërsa Benga që la spitalin e traumës pas mjekimit nga plagosja në ngjarje nuk ka dhënë një version se përse ndodhi atentati.