I ftuar në emisionin “Fair Play”, pedagogu Xhevdet Zekaj ka analizuar gjendjen e Flamurtarit dhe krizën ekonomike që ka klubi vlonjat. Ai është i bindur se futbollistët do të paguhen këtë javë duke shtuar se Flamurtari po lihet të luajë i qetë këtë sezon dhe nuk po ndërhyjnë arbitrat.
“Flamurtari fitoi sepse ka një sulmues si Sukaj që tregoi vlerat e tij. Goli i Mustës është gol manual pasi të shënosh në atë hapësirë nuk është pak. Rexhinaldo është i pakënaqur dhe largohet nga stërvitja, ndërsa Rroca nuk po luan në pozicionin e tij natyral si te Luftëtari. Kukësi nuk pati skuadër dhe nuk u kolaudua.
Sinan Idrizi është presidenti dhe po bën presion karshi Bashkisë. Presidenti real i jep skuadër së Kategorisë së Parë. Skuadrat nuk kanë diferenca të mëdha dhe kjo u pa. Gjyqtarët që kanë gjykuar Flamurtarin e kanë lënë të lirë dhe nuk i kanë hyrë në pjesë dhe kjo është e rëndësishme. Kampionati është i çuditshëm. Pagesat ua jap unë nëse nuk ua jep presidenti pasi do t’i marrin javën tjetër”, tha Zekaj.