Ashtu siç pritej, Henrik Mkitarian nuk do të udhëtojë me skuadrën e Arsenalit në Baku ku do të luhet finalja e Ligës së Europës. Mesfushori armen ka probleme me shtetin azer duke qenë se Armenia dhe Azerbajxhani janë në luftë për kufijtë dhe prezenca e tij në Baku do të sillte tension dhe pasiguri për të.
Lajmi u bë i ditur nga vetë faqja zyrtare e klubit londinez që pranon se ka pasur kontakte me ambasadën azere por pa mundur të gjejnë një gjuhë të përbashkët. Kështu, është vendosur që të mos rrezikojnë dhe Mkitarian të qëndrojë pushim këtë ndeshje duke rikthyer në skenë edhe njëherë problemet politike të cilat futen në mes të futbollit.
Mkitarian nuk do të thirret për finalen e 29 majit në Baku kundër Çelsit. “Topçinjtë” kanë pasur kontakte me UEFA-n duke shprehur shqetësime rreth situatës që është krijuar por rreziku që mos jetë i qetë psikologjikisht por edhe pjesa e sigurisë, kanë bërë që të merret ky vendim”, shkruhej në reagimin e Arsenalit. Kjo është hera e dytë që Mkitarian privohet, pasi në të kaluarën është ndaluar të luajë ndaj Karabakut.